Që kur hyri në familjen mbretërore britanike, Meghan Markle fitoi më shumë vëmendje, dhe gazetat, e portalet nuk ka ditë që mos shkruajnë për të. Jo vetëm kaq, por edhe komentet ofenduese dhe raciste janë rritur shumë, sidomos në rrjete sociale.

Është quajtur e keqe nga Donald Trump, ambicioze, gjithashtu është sharë për mënyrën sesi e mbajti Archien në daljen më të fundit me të.

Fatkeqësisht, megjithëse Meghan thotë se përpiqet ta shmangë negativitetin duke u fokusuar në leximin për ekonominë, ajo patjetër ka dëgjuar shumë nga gjërat që njerëzit thonë për të. Dhe ndërsa ishte në premierën e Lion King në Londër, Meghan foli me Pharrell Williams për këtë muhabet.

Kur Pharrell përshëndeti Meghan dhe Harry-n në tapetin e kuq, ai i tha:

“Kaq shumë lumturi për bashkimin tuaj. Dashuria është e mahnitshme. Është e mrekullueshme. Mos hiqni dorë prej saj pavarësisht klimës së sotme…”

Audioja nga video e takimit ishte pak e vështirë për t’u dëgjuar, por u dallua se çfarë ata të dy po thoshin. Kur Pharrell mbaroi fjalën, Meghan u përgjigj: “Faleminderit, por ata nuk ta bëjnë të lehtë.”dardania.com

Pharrell praises the ‘beautiful union’ of Prince Harry and Meghan’s marriage at Lion King premiere, writes @chrisshipitvhttps://t.co/KE479ITYfvpic.twitter.com/uWDBIn3Y49

— ITV News (@itvnews) July 16, 2019


Flash Lajme