Emisioni  i mbrëmshëm “Opinion” i gazetarit Blendi Fevziu, i dedikohej dashurisë ndaj kafshëve. Ndër të ftuarit, prezent në studio ishte edhe papagalli i prezantueses braziliane Andresës.

Gjatë bisedës, të pranishmit treguan marrëdhënien e tyre të veçantë me kafshët.  Dorina Mema, tregoi një histori se si qeni i saj, i kishte shpëtuar jetën kur ajo ishte fëmijë.

“Dashuria ime për kafshët ka nisur që kur isha fëmijë. Unë jam rritur në Krujë. Qeni që kisha atëherë në fshat më ka shpëtuar jetën. Teksa po mbushja ujë në pusin e shtëpisë, kova ishte shumë e rëndë dhe litari me të cilën po e ngjisja atë, po më tërhiqte poshtë. Ngjan e çuditshme, por qeni në atë moment kafshoi litarin, që pesha e kovës të mos më merrte brenda në pus.

Që atëherë, e deri më sot kam një marrëdhënie të veçantë me kafshët, por sidomos me qentë”, u shpreh Dorina./L.F-dritare.net


Flash Lajme