Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, asnjëherë nuk e ka mohuar origjinën e saj por përkundrazi është shprehur gjithnjë me krenari.



Ndërsa për pak javë pritet të vijë sërish në Kosovë, për të shijuar nga afër festivalin “Sunny Hill” të organizuar nga i ati i saj, Dukagjini, ajo ka ndarë me fansat një video të veçantë.

Në Instastory, Dua ka postuar një video të shkurtër ku shihet harta e dikurshme e Ilirisë, si për të treguar se shqiptarët janë autoktonë në vendin e tyre dhe se në lashtësi kanë pasur një shtrirje të gjerë gjeografike.

Dua nuk ka preferuar të shkruajë asnjë fjalë përkrah postimit, sepse videoja në fjalë tregon shumë.


Flash Lajme