Kjo e mërkurë vijon të jetë një ditë mjaft argëtuese për Keisin.

Ndërkohë që mediat po ziejnë për lajmin e krizës në martesën e tyre, ajo ka publikuar disa video dhe foto me shoqen e saj duke shijuar gjëra të thjeshta si një muzikë ritmike në makinë apo xhirot me makina në këndin e lojërave.

Por jo vetëm kaq! Keisi na dha një tjetër të dhënë sot në lidhje me marrëdhënien e saj me Stresin. Ajo ende e mban unazën e martesës në gisht, edhe pse jo në atë të duhurin ku mbahet unaza.

“Tu u kënaq me gjërat e thjeshta”, shkruan Keisi teksa publikon videon ku shihet duke u argëtuar.

Mos ndoshta do të na tregojë se nuk ka asnjë krizë në martesë? Apo diçka ka ndodhur përderisa ka ndryshuar edhe vendin ku mban unazën?

Keisi ka hequr nga bio në Instagram mbiemrin Lushaj dhe madje ka fshirë të gjitha fotot dhe dedikimet që bëri për bashkëshortin e saj.

Pas të gjitha këtyre detajeve nuk dimë çfarë të mendojmë!


Flash Lajme