Këngëtarja shqiptare Dua Lipa po korr sukses të jashtëzakonshëm jashtë vendit. Edhe pse tashmë është e afirmuar si një nga këngëtaret më të mira në botë, ajo kurrë nuk harron prejardhjen e saj.

Vazhdimisht ajo u kujton miliona ndjekësve në Instagram se është shqiptare. Herë duke bërë shqiponjën, herë me flamur, herë duke folur shqip dhe së fundmi duke postuar hartën e Shqipërisë.

Në Instastory Dua ka postuar hartën e vjetër të Shqipërisë, duke treguar se është krenare që është shqiptare, duke na bërë dhe ne të ndihemi krenarë për të.

Kujtojmë që shumë shpejt, në fillim të gushtit, Dua dhe babai i saj do të mbledhin në Prishtinë artistët më të mirë shqiptarë e të huaj, në Sunny Hill Festival/E.B-dritare.net


Flash Lajme