Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Euroazinë, Philip Reeker, në një konference të Këshillit Atlantik ka deklaruar se Shqipëria duhet të përdorë institucionet e saj, për të kaluar situatën politike në të cilën ndodhet.

Sipas zyrtarit të departamentit Amerikan të Shtetit, bojkoti nuk ka qenë ajo çfarë shpresonin të ndodhte, ndërsa apeloi që kriza të zgjidhet brenda kornizës kushtetuese.

“Shqipëria duhet të përdorë institucionet e saj në mënyrë që të kalojë situatën politike në të cilën ndodhet. Bojkoti nuk është ajo që shpresuam të ndodhte. Ata duhet ta zgjidhin këtë situatë brenda kornizës kushtetuese”, ka deklaruar Reeker./E.B-dritare.net


Flash Lajme