Reperi i njohur shqiptaro-amerikan, Gashi, është për momentin një nga reperat më in, këngët e të cilit dëgjohen ngado.

Ai përveç muzikës ka në plan të hapë linjën e tij të veshjeve. Përmes një postimi në Instagram Gashi shkruan se në vitin 2020 do të ketë linjën e tij të veshjeve, pasi është lodhur duke kërkuar për gjëra që mund t’i përshtaten. Reperi gjithashtu njoftoi se veshjet do të jenë me përmasa të mëdha.

Duke filluar nga 2020 do të bashkëpunoj me një kompani për ta hapur linjën e veshjeve Gashi. Dua të fokusohen në dizajne për njerëz si unë, që janë të fiksuar pas masave të mëdha.  Dua që njerëzit të kenë besim dhe të ndihen mirë. Vërtet u lodha duke mos gjetur asnjë gjë që më përshatet për setet e mia fotografike dhe mënyrën sesi unë ndihem. Kështuqë unë po filloj ta bëj ndryshimin nga vetja”, shkruan Gashi./E.B-dritare.net

Visualizza questo post su Instagram

Un post condiviso da (@gashi) in data:


Flash Lajme