Në profilin e saj në instagram, moderatorja e njohur sportive, Vilma Masha, ka publikuar një gjobë makine e krah saj mesazhin e pronotimit të parkimit.

Ajo na tregon se pavarësisht se nuk ishte mbushur akoma një orë nga parkimi, atë e kanë gjobitur, më 10 mijë lek të vjetra.

Natyrisht, më shumë se sa shuma e gjobës, ajo që e ka acaruar më së shumti është moskorrektësia e punonjësve, pasi sipas Vilma Mashës duheshin edhe 2 minuta që të përfundonte orari i parkimit, por ajo ka qenë e përpiktë.

“Mos u ngopshi!”, ka qenë postimi i saj së bashku me fotot ku tregon se është gjobitur pa të drejtë.

Image


Flash Lajme