Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, po realizon filmin e tij të parë, Falco. Komedia që ka bërë bashkë njerëz të njohur të ekranit, do të jetë një risi për në fushën e kinematografisë shqiptare.

Pak më parë Kallaku postoi në instagramin e tij një foto të gjitha stafit ku shkruan:

Stafi i filmit Falco. Nuk synojmë thyerje rekordesh, por thyerje brinjësh nga të qeshurat për këdo që do e shohë. Zoti ju ruajt”.

View this post on Instagram

A post shared by (@bes_kallaku) on

Në këtë foto vihet re edhe këngëtarja e njohur, me famë botërore, Bleona Qerreti.

Mesa duket, edhe Bleona, paska pasur një talent të fshehur. Deri më tani komentet e ndjekësve kanë qenë mjaft pozitive për këtë projekt dhe të gjithë po e presin me padurim. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese Bleonës por edhe të  gjithë ekipit të Falco./L.F-dritare.net


Flash Lajme