Prej muajsh përflitet se moderatorja bukuroshe, Bora Zemani dhe aktori që na ka bërë gjithnjë të qeshim me batutat e tij, Donald Veshaj janë në një lidhje.

Ndërkohë që Romeo me Jonida janë kapur shpesh herë mat, Bora dhe Donaldi kanë qëndruar pak më diskret për lidhjen e tyre.

Por siç duket, ata kanë vendosur mos të fshihen më.

Së fundmi, Donaldi së bashku me Romeon janë nisur për disa ditë pushimi në Dhërmi.

Ata kanë publikuar vazhdimisht foto dhe së fundmi edhe Bora ka publikuar foto nga po i njëjti vend duke treguar që është me ta.

Image

Mirëpo, të gjithëve u kanë tërhequr vëmendjen disa foto të postuara nga Donaldi.

Aktori ka kapur hijen e tij dhe të një vajze në një shkëmb teksa shihen duke u përqafuar, duke qenë se dhe Bora ndodhet me ta me pushime dhe gjithashtu vajza në hije i ka flokët e shkurtra të gjithë kanë nisur aludimet që ajo në foto është pikërisht moderatorja e njohur.

ImageImageImage


Flash Lajme