Kanë kaluar 20 vite që kur Jennifer Lopez veshi fustanin ikonik në Grammy, i cili vazhdon të komentohet edhe sot.

Fustani që theu rrjetin u dizenjua nga Versace dhe ka shërbyer si frymëzim për shumë njerëz përgjatë dy dekadash dhe së fundmi edhe për të krijuar një palë atlete.

Versace ka bashkëpunuar me Concepts për të krijuar një palë atlete të frymëzuara nga fustani i famshëm me motive nga pyjet e xhunglës me rastin e 20-vjetorit të krijimit të tij, si dhe pak para ditëlindjes së 50-të të Jennifer Lopez-it.


Flash Lajme