Një ndër Reperat me ne zë të momentit Majk, ishte I ftuari në programin veror “Pushime on Top” . Në plazhin e Llamanit këngëtari u shpreh, se jeta i ka dhënë një mundësi të dytë, të cilën ai po përpiqet ta përdorë si duhet:

“I kam fol Zotit çdo natë, i jam lutur zotit për një mundësi të dytë, se e kisha te parën, por isha shumë i ri dhe nuk dija me menaxhu si duhet.

Në fillim kur isha 19 vjeç nuk dija të menaxhoja famën, vajzat, suksesin, e kuptoja që nuk isha as për koncerte asgjë, aty kam kalu një periudhë të vështirë të jetës sime”, u shpreh reperi i njohur shqiptar.

Pyetjes së Ori Nebiajt, nëse e konsideron veten të suksesshëm, Majk iu përgjigj:

“Unë gjithmonë kërkoj më shumë nga vetja, nuk jam i ngopur me këtë, që kam bërë deri tani, sepse e di që mund të jap më shumë, që të jap më të mirën nga vetja”

Ai theksoi se tek klipi “Malena” ishte për herë të parë pa mjekër, sepse klipi u bë para afatit të përcaktuar dhe si rrjedhojë u xhirua para kohe, dhe sa duket Majk nuk e pëlqen veten pa mjekër. “Kam qenë fare keq”, këmbëngul ai.

Ndër të tjera ai theksoi, se nuk ka blerë kurrë klikime. “Nuk kam blerë kurrë klikime në You Tube. Për mendimin tim nuk janë klikimet që tregojnë se kënga është e suksesshme, u shpreh reperi nga Kosova.

Majk rrëfehet edhe se nuk është i lidhur për momentin: “Nuk kam një shoqe zemre aktualisht”

Pyetjes “a e konsideron veten baba te mirë?”, ai iu përgjigj: “Nuk e di të them, por do bëja çdo gjë për tim bir”.


Flash Lajme