Bohemian Rhapsody” e Queen’s, ka kaluar kufirin e 1 miliardë shikimeve në “YouTube”, raporton së fundmi kompania që menaxhon grupin. Ndërsa kjo është relativisht e zakonshme për hite nga grupe moderne, Queens është i pari grup i para 90-ës, videoklipi i të cilit shikohet 1 miliardë herë në sajtin e ndarjes së videove.

Dhe kontribut të konsiderueshëm për këtë arritje ka dhënë padyshim filmi biografik i 2018 për grupin, duke rilancuar muzikën e Queens për fansat e vjetër dhe ata të rinj.

Filmi po ashtu i dha edhe aktorit kryesor, Rami Malek, çmimin si aktori më i mirë në ceremoninë OSCAR, për portretizimin e këngëtarit kryesor të grupit, Freddie Mercury. Vetë pjesa e mbetur e grupit Queen, është aktualisht në një tur në SHBA, në kuadër të turit botëror “The Rhapsody Tour”


Flash Lajme