Jo të gjithë VIP-at nëpër rrjetet sociale i marrin pozitivisht komentet e ndjekësve të tyre. Por mesa duket, ish-velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella, ka gjetur mënyrën më të mirë për të komunikuar me ndjekësit e saj, edhe kur ndonjëri prej tyre e kritikon ose i thotë se ka përdorur fotoshop në fotot e Instagramit.

Në një foto të fundit dikush e ka akuzuar se këmbët i ka trashur me potoshop dhe Kejvina nuk e ka vrarë mendjen fare ta kundërshtojë.



“Kofshët i ke fotoshop, s’i ke aq të mëdha”, i shkruan një komentues, ndërkohë që Kejvina ia kthen: “OK mirë”! Ka dhe nga ato komentuese që e ofendojnë duke e quajtur Kejvinën “të shtirur” dhe bukuroshja bionde sërish i kthehet me të mira: “Faleminderit!”. Të jetë kjo një strategji, apo Kejvina nuk e vret mendjen aspak për komentet negative dhe mirë bën.


Flash Lajme