Moderatorja Bieta Sulo, në një intervistë për Revistën Class, pasi ka folur për karrierën dhe planet e saj në televizion, ka treguar dhe aspekte të jetës së saj personale.

Ajo ka folur për dhe për depresionin pas lindjes  së djalit të saj Kroi Artë. Bieta tha se nuk e kuptonte pse qante, kur e uronin për djalin. Zgjidhja, sipas saj, është të dalësh nga shtëpia, të takohesh me shoqërinë, sepse do të kuptoni se jeta është njësoj, madje më e kompletuar.

Ehhhh… ishte një ndjesi e çuditshme, sepse të vinte për të qarë dhe ti nuk e kuptoje pse-në. Njerëzit më uronin për djalin, për shembull, unë qaja dhe habitesha edhe me veten. Sigurisht që e kuptova shumë shpejt se për çfarë bëhej fjalë, depresioni pas lindjes. E kalova shumë shpejt dhe besoj që më ka ndihmuar edhe fakti që prej ditës së dytë kemi dalë nga shtëpia, e morëm Kroin dolëm për një kapuçino, bëmë shëtitje me karrocë dhe, nga ana tjetër, edhe Albani ka qenë shumë pranë meje. Mendoj se të dalësh nga shtëpia është zgjidhja, të takohesh me shoqërinë, ashtu me fëmijën me vete, sepse kupton që jeta qenka njësoj, madje më e plotësuar, se ke edhe një shok të vogël me vete (siç është rasti im me djalë)…” ka rrëfyer Bieta./E.B-dritare.net


Flash Lajme