Ndarja e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth ka trishtuar fansat e tyre në gjithë botën. Por, duket se ka një shpresë për lidhjen e tyre. Disa burime thanë për revistën “People” se ka një shans që çifti të kthehet bashkë.

Pasi Liam shkroi në Instagram se i uron shëndet dhe lumturi Miley-t, disa burime pohuan se, e ardhmja e çiftit nuk është aq e zymtë sa të gjithë ne menduam, shkruan dritare.net

“Ata po bëjnë një pushim, sepse u duhej. U krijua një situatë e keqe, me shumë mosmarrëveshje.”,- tha burimi. Por pjesa më e bukur është kjo: “Ata të dy ranë dakord se është më mirë të kalojnë disa kohë ndarë, por kjo nuk do të thotë se marrëdhënia ka përfunduar plotësisht. Ka ende shpresë që ata të rikthehen bashkë.”,- vazhdoi më tej burimi.

Sipas burimit, arsyeja e ndarjes së çiftit, ka të bëjë me të shkuarën e tyre.dardania.com


Flash Lajme