Eduart Grishaj është tashmë një nga emrat më të përfolur në shoëbizz. Lidhja e tij me Arbana Osmanin është prej muajsh nën fokusin e mediave. Por nëse i hedhim një sy disa fotove të tij të disa viteve më parë, vështirë se mund të njihet.
Djaloshi simpatikë, mesa duket është përmisuar me kalimin e viteve. Me dorën në bel, me bluzë me shkëlqim dhe pantallona serioze, Eduart Grishaj mbështetur në oxhakun e restorantit shfaqet me flokë pak më të gjatë dhe me disa kilogramë më shumë. I spikatur edhe për stilin e tij në veshje, Eduarti duket se para disa viteve ka preferuar edhe kostumet serioze, aspak të përshtatshme për moshën e tij të re.


<
►
>