Opinionisti i njohur Olti Curri, ka publikuar këtë mëngjes në faqen e tij në instagram një foto të aktorit të njohur Robert de Niro. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme.

Por kur e sheh fillimisht këtë foto, duket sikur po njofton një lajmërim të hidhur për këtë aktor. Kështu kanë menduar edhe fansat. Poshtë fotos ata kanë komentuar se ky postim i Currit, i ka bërë ata të dyshojnë se aktori mund të ketë ndërruar jetë.

Madje gazetari dhe së fundmi edhe aktor, Eni Shehu, shkruan se menjëherë ka kërkuar në google për këtë lajm.

Por nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Olti ka dashur të risjellë në vëmendje këtë aktor të madh të kinematografisë botërore./L.F-dritare.net


Flash Lajme