Pushimet e verës vazhdojnë ende për vipat shqiptarë. Përveç detit, disa prej tyre zgjedhin malin apo të vizitojnë vende të ndryshme. Gazetarja e njohur Aulona Musta këtë fundjavë ka vendosur ta kalojë në Kosovë, së bashku me familjen e saj.

Ajo ka publikuar një foto në istagramin e saj, por ka një detaj që e ka detyruar atë, mos ta shfaqë të plotë.

Në Rrugën e Kombit, ajo është ndalur për të shkrepur një foto, por mesa duket ambienti rreth e rrotull nuk është shumë i përshtatshëm. E veshur me një fund të shkurtër dhe një bluzë, Aulona duket perfekte me ngjyrën dhe format e trupit. Ndaj ajo nuk ka hezituar ta publikojë këtë foto, por mbeturinat përreth, e kanë detyruar  ta presë atë.

Një pamje aspak e hijshme, që ka revoltuar edhe mikeshën dhe kolegen e saj Fatma Haxhialiu, e cila i shkruan:

“Pse ju thafte dora kujt flak mbeturinaaaat nga makinaaaaaaaaaa”./L.F.dritare.net


Flash Lajme