Mbrëmjen e djeshme, Erik Lloshi së bashku me Romina Sablik, kanë festuar natën e fundit të beqarisë. Një festë e madhe ku bëri bashkë artistët më të mirë të muzikës shqiptare, ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit.

Instagrami i miqve të çiftit është mbushur plot, nga momentet e dasmës. Shoqja e ngushtë e këngëtarit, Olta Boka, ka publikuar në instagramin e saj disa pjesë nga festa, ku mami dhe babi i Erikut këndojnë e kërcejnë në këtë ditë gëzimi për të gjithë shtëpinë.

Nuk kishte si të mungonte as e madhja Aurela Gaçe, e cila ka ndezur sallën me performancën e saj./L.F-dritare.net


Flash Lajme