Ish-missi i Shqipërisë Hygerta Sako prej vitesh i është përkushtuar gazetarisë. Ajo moderon emisionet më të ndjekura sportive, në Televizionin Shqiptar.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite që kur Sako rrëmbeu kurorën e missit, ajo mbetet po aq e bukur e njëkohësisht edhe e ëmbël. Nënë e një vajze 13-vjeçare, duket sikur koha për Hygertën ka ndalur.

Në një intervistë për gazetën Panorama, moderatorja e njohur ka rrëfyer për jetën në ekran dhe marrëdhënien e saj me vajzën. Ndërsa e pyetur për parterin ideal dhe nëse do të lidhej me një djalë më të ri, pa komplekse Hygerta është shprehur se nuk i preferon këto lloj lidhjesh.

Jo, nuk e shoh veten me dikë më të ri. Nuk do ndihesha vetvetja. Nuk i paragjykoj çiftet e këtij lloji, por vetë nuk i preferoj këto lloj lidhjesh. Veten e shoh veç me dikë të pjekur, të realizuar e me eksperiencë në jetë“, shprehet Hygerta./L.F-dritare.net


Flash Lajme