Një qëndrim të fortë mbajti edhe Klevis Bega, i njohur si Kastro Zizo, i cili moderon aktualisht një emision të orës së vonë në televizion. Për qëndrimin e tij rebel dhe për gjithçka rreth vetes, Klevis flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Së fundmi shkaktove një “tërmet” të vërtetë me një status pro shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Duke e konsideruar si ndërtesën ku sipas teje bëhej orgji, çfarë reagimesh more?

Reagime injorante si gjithmonë. Ne jemi modeli i të bërit lepurin luan pas kompjuterit. Rebelizmin e shpreh pa u frenuar fare në fjalor. Për ty ku mbaron liria e shprehjes dhe ku fillon etika? S’kam definicion apo kufi. Njeriu duhet ta shprehë atë që ndien. Në aspektin politik, si pjesë e LSI-së duket se ndoshta nuk pritej të ishe pro shembjes.

Realisht, pse u rebelove aq shumë?

E para s’jam pjesë e asnjë partie politike. U rebelova se pashë disa artistë dhe pseudoartistë që kërkonin vëmendje doemos. Ndërkohë që fare mirë mund ta kishin bërë në skenë për vite me radhë.

Në konceptin tënd, Tirana duhet të dominohet nga kullat dhe një teatër kombëtar në një ndërtese moderne që të josh?

Qendrat e qyteteve patjetër që duhet të dominohen nga kullat. Më pëlqen ideja e një teatri të ri dhe modern.

Ekziston ndonjë ndërtesë ikonike, që do doje të mbetej e paprekur nga ky metropol?

Tirana për mua është një qytet 30-vjeçar, hajt 70 le të themi, dhe ka shumë pak për të ruajtur. Unë jam pro zhvillimit urban.

Si një artist shumëdimensional që ke provuar edhe aktrimin, çfarë mendon se nuk shkon në atë institucion dhe protagonistët e saj, pra aktorët?

Në atë institucion ndoshta duhen vënë perde të reja ngjyrë mishi.

Mendon se ekzistojnë aktorë që janë blerë nga politika dhe për sa e kanë shitur veten?

Patjetër, madje janë të shumtë. Ndoshta, për pozita institucionale, ndoshta për 1 grusht para.

Kësaj ‘përplasjeje vere’ për teatrin, ç’titull do i vendosje nëse e sheh si shfaqje teatri?

Dasmë pa raki.

Cili është mëkati më i madh që politika po u bën artistëve sot?

Politika s’po i bën asgjë artit. Domethënë, asgjë në çdo kuptim, asnjë lloj investimi apo trajtimi intelektual.

Duke qenë me një këmbë tek arti dhe tjetrën te politika, të ardhmen cilës do t’ia dedikosh?

Të ardhmen time e di vetëm Perëndia Keter e Alaskës Lindore! (Qesh)/PANORAMA PLUS


Flash Lajme