Udhëtimi i fundit i dukeshës Meghan Markle, në Amerikë, për të mbështetur mikeshën e saj Serena Williams në finalen e US Open, ka mërzitur vërtet shumë fansat. Siç e dimë ajo ka shkuar e vetme, pa Harryn apo djalin e saj, Archie Harrison.

Kjo ka qenë arsyeja pse fansat janë frustruar kundër saj, pse ka lënë djalin 4-muajsh vetëm, për disa ditë, duke marrë parasysh se ata nuk kanë as dado.

Daily Mail ka botuar një artikull, ku renditen disa komente negative për dukeshën, të cilët kanë thënë gjëra si:

“Kush nënë e lë foshnjën e saj 4 muajsh në shtëpi dhe për vete shkon të argëtohet në finalen e US Open”

“Kush nënë e lë foshnjën vetëm, për të parë finalen e US Open,  që shumë lehtë mund të shihet dhe në televizor”.

“Kush nënë e mirë shkon në anën tjetër të botës dhe lë fëmijën vetëm, për të parë një ndeshje tenisi”, etj etj./E.B/dritare.net


Flash Lajme