Djali i Dr. Florit, Daniel Kondi, sot feston ditëlindjen e tij të 5-stë.

Festa për të ka nisur që herët, ku nuk kanë munguar urimet e shumta, të miqve dhe kolegëve të këngëtarit të ndjerë. Në mes tyre, urimi i Ermal Mamaqit dhe Landi Hysit ishin më të veçantë.

Gëzuar Danielooooooo. Një ditë ti do bësh diçka të madhe. Babi jot e ka parë në ëndërr , para se ti të lindje“, shkruan Ermali.

Ndërsa Landi e uron Danielin, duke thënë se ndonëse kaq i vogël, e ka mësuar atë si të qëndrojë i fortë, e kurrë mos të dorëzohet.

“Daniel Kondi!
Ti ke lindur për një qëllim!
S’ke folur shumë e megjithatë më ke mësuar dhe treguar shumë!
Me vepra (nga gropa e luanit) më ke treguar të BESOJ, të
qëndroj i fortë e të mos dorëzohem!
Faleminderit shumë Dani! ??
Shumë Gëzuar Datlindjen shëndet e jetë të gjatë! “

Ermali së bashku me Landin, kanë qenë miq të ngushtë të Dr. Florit, ndërsa edhe pas largimit të tij nga jeta, vazhdojnë të  qëndrojnë pranë familjes së tij./L.F-dritare.net