Gazetarja, Aulona Musta shpeshherë shpërndan në Instagram mesazhe sociale, për ndjekëset e saj. Dhe sot kështu ka bërë. Ndërsa poston një foto shtrirë në rërë, ajo u ka dërguar nënave një mesazh të rëndësishëm, sa i përket jetës sociale që ato bëjnë.

  Gazetarja shkruan se, një nënë mund të jetë ajo që e kalon të shtunën në shtëpi duke gatuar, ndërsa të dielën në plazh duke pozuar.

Sipas Aulonës, nëse dikush u thotë atyre se nuk mund t’i bëjnë këto të dyja, ato duhet t’u tregojnë të kundërtën, se munden të bëjnë edhe më shumë. Ajo shprehet se, janë dështakët ata që mendojnë se nënat nuk mund  t’i bëjnë dot të gjitha, meqë vetë s’bëjnë dot asgjë.

“Nje nene mund te jete ajo qe e kalon te shtunen ne shtepi duke gatuar, ndersa te dielen ne plazh duke pozuar! ?‍♀️?‍♀️Nese ju thone qe s’mund t’i beni te dyja keto, epo tregojini qe ju mund ta kaloni edhe gjithe javen duke punuar, dhe duke bere dhjetra gjera te tjera qe ju pelqejne madje! Deshtaket, meqe s’munden per vete, duan t’ju bejne te mendoni se nuk mund t’i beni dot te gjitha! Tregojini te kunderten! ?? Dhe po, jam prape une duke dhene mesazhe per gjithe gocat e mia, qe me ndjekin dhe qe shoqeria deshiron ti kufizoje dhe kornizoje, deshiron t’i beje te duken te vogla, sepse vetem keshtu mund te ndihen te medhenj vet! Por ju nuk do ta lejoni, apo jo goca? ??❤️❤️”,- shkruan gazetarja.dardania.com


Flash Lajme