Angelina Jolie është futur në klasën e arteve marciale, ku janë regjistruar fëmijët e saj, për t’u përgatitur për rolin e saj në filmin ‘Eternals’.

Ylli 44-vjeçar, nëna e Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox dhe Vivienne, shprehet e gëzuar se do të punojë me fëmijët e saj më të vegjël, për rolin e saj si Thena në filmin e ardhshëm Marvel, shkruan dritare.net

Ajo tha: “Djali im Knox merr mësime për përdorimin e armëve, ndërsa Viv bën karate, kështu që unë jam futur në klasat e tyre. Është kënaqësi të shkosh me ta në palestër. Tani për tani kam bërë shumë stërvitje. Shpesh ndihem sikur kjo nuk do të funksionojë, por duhet ta shtyj veten.”dardania.com


Flash Lajme

Më të lexuarat