A është Rita Ora në një lidhje me 26-vjeçarin Liam Payne, dy vjet më i vogël se ajo?

Kjo është pyetja që shumë media botërore kanë ngritur kohët e fundit, ndërsa përgjigjen e ka dhënë vetë këngëtarja, me një sqarim të qartë.

Ora  ka folur për “Daily Star Online” duke thënë se nevrikoset kur e cilësojnë se po shijon lidhje me cdo mashkull që e fotografojnë.

“Sigurisht që më bezdis shumë. Kjo gjë nuk ndodh asnjëherë me meshkujt. Përse njerëzit nuk thonë se djali është i lidhur me vajzën? Por gjithmonë duhet të thonë se vajza është në lidhje me atë djalë. Unë kam shumë shokë të bukur që janë miq të mirë për mua. Kjo nuk do të thotë se unë jam e lidhur me ta”, tha ajo.

Kur u pyet nëse po shijon një lidhje me këngëtarin 26-vjeçar Liam Payne, Rita tha: “Liam është thjesht një miku im i mirë, të cilin e admiroj. Unë admiroj bukurinë te burrat dhe gratë. I shoh gjërat pa fytyrë dhe pa gjini, për mua ka rëndësi personi”./ I.M-Dritare.net


Flash Lajme