Elton Ilirjani është biznesmen shqiptar, i cili ka pranuar prirjet e tij homoseksuale para disa vitesh.

Ai ka qenë i ftuar pasditen e kësaj të mërkure në emisionin “Rudina” ndërsa, është shfaqur i grimuar.

Ai ka thënë se vendosi që të shfaqej si një vajzë në mbrojtje të të drejtave të transgjinorëve, por që në përditshmëri nuk qëndron i tillë.

‘Punëdhënësit nuk duhet të diskriminojnë punëmarrësit për veshjen e tyre. Në Shqipëri ka diskriminim ekstrem ndaj personave transgjinor’, tha biznesmeni.

Ilirjani, edhe pse është pjesë e komuniteti LGBTI, ka dalë hapur kundër organizatave që kërojnë legalizimin e martesave Gay, pasi ai thotë që është pro familjes tradicionale dhe kundër martesave të së njëjtës gjini./ I.M-Dritare.net


Flash Lajme