Ajo sapo u kthye zyrtarisht! Dukesha e Sussex Meghan Markle, sapo u ka dhënë fund pushimeve të lehoniës, duke u kthyer në angazhimet e saj publike. Dukesha e nisi me lancimin e koleksionit të saj të veshjeve, që mbështesin projektin e bamirësisë Smart Work.

Meghan mbërriti sot në lancim shumë elegante. Ajo kishte veshur pantallona të zeza dhe këmishë të bardhë. Këpucët i kishte zgjedhur kafe dhe i kishte kombinuar me një rrip të hollë po me të njëjtën ngjyrë.

Ndërsa aksesorët që kishte vendosur, ishin të princeshës Dianë.

Meghan dukej mjaft e qetë dhe e lumtur ndërsa ngjitej në tarracën ku do të mbahej prezantimi i koleksionit të saj./E.B-dritare.net

Foto 1 nga 9


Flash Lajme