Moderatorja Marina Vjollca pas një pauze të gjatë, ka lajmëruar se tani shpejt do ta shohim sërish në ekran. Sigurisht, televizioni është në punë me përgjegjshmëri të madhe dhe me lodhje pa fund, por Marina e ka gjetur mënyrën sesi ta largojë gjithë stresin e lodhjen.

Përmes një video në Instastory, ajo tregon se lodhjen e largon vetëm me “Slime”, një lloj produkti për të luajtur fëmijët, i bërë me material çëmçakëzi.

Pas një kërkimi që bëmë ne të dritare.net, rezulton se sot ‘Slime’ përdoret dhe si një lojë kundër stresit dhe lodhjes.

Funksioni i tij thelbësor është, të heq mendjen nga gjërat që ju shqetësojnë dhe të qetësojë nervat tuaja. E vetmja gjë që duhet të bëni është ta mbani në pëllëmbën e dorës, siç bën Marina, dhe ta shtrydhni atë në mënyrë të përsëritshme./E.B-dritare.net


Flash Lajme