Sot moderatoja dhe aktorja e njohur Jonida Vokshi, feston ditën më të lumtur të jetës, kurorëzimin e dashurisë me të fejuarin e saj.

Prej vitesh në një lidhje sot Jonida dhe Besniku do të japin premtimet dhe do t’i thonë “po” njëri-tjetrit.

Jonida pak detaje ka zbulur nga dasma, megjithatë ajo ka treguar se ceremonia do të jetë në breg të detit në një restorant në Durrës.

Pritet që vipat të bëhen sot të gjithë bashkë, për të festuar fundin e beqarisë së mikeshës së tyre, Jonidës./L.F-dritare.net


Flash Lajme