Këngëtarët e njohur, Vesa Luma dhe Big Basta, ditën e enjte festuan 4-vjetorin e martesës së tyre. E me këtë rast nuk munguan as urimet publike ndaj njëri-tjetrit. Fillimisht ishte Vesa, ajo që shkroi një mesazh mjaft të bukur për Bigun, të cilin e postoi në Instagram.

Por as Bigu nuk ka mbetur pas. Madje ai ka zgjedhur fjalë edhe më të ndjera për të treguar se dashuria e tyre, sa vjen e bëhet më e fortë. “Kaq shumë vite bashkë dhe kaq shumë kujtime dhe momente të bukura bashkë. Një bekim me emrin Lian dhe një dashuri që rritet çdo ditë e më shumë.



Është shumë e thjeshtë të postosh një status në ‘Instagram’, por nuk e shpreh dot çka vërtet ndjej. Besimi, respekti por mbi të gjitha krenaria që më bëni të ndjej nuk ka asnjë të krahasuar. Gëzuar përvjetorin e vetmja për mua Vesa Luma! Edhe 100 jetë të tjera bashkë!”, ka shkruar ai. Vërtetë fjalë tepër emocionuese këto të Bigut, që pasuan mesazhin e Vesës ku shkruante: “Gëzuar përvjetorin. Deri sot e dëshmuam që asgjë në këtë botë s’na ndan, as kilometrat, as mundi e sakrificat… Sepse çdo gjë është e mundur kur do me gjithë zemër. Krenare për çdo gjë që ndërtuam, e më së shumti për frytin e kësaj dashurie Liani. Të dua shumë my forever 24”. Urojmë që çifti i njohur i artistëve të festojë kështu përgjithmonë, me kaq dashuri e respekt.


Flash Lajme