Victoria Beckham ka zbuluar se kishte frikë në 20-vjetorin e martesës së saj me ish-futbollistin,  David Beckham. Në një intervistë për “The Telegraph”, Victoria tha se, kishte frikë se burri i saj dhe ajo s’do të flisnin me njëri-tjetrin, ndërsa ishin vetëm për vetëm në Paris, në një udhëtim romantik.

Arsyeja, thotë Beckham ishte fakti se, për herë të parë pas shumë kohësh, ata po qëndronin vetëm, pa shoqërinë e katër fëmijëve.

Victoria zbuloi se i tha Davidit: “Oh Zot! Çfarë do t’i themi ne njëri-tjetrit, ndërsa jemi vetëm?”

Ajo vazhdoi duke thënë: “Por ne biseduam dhe qeshnim tërë kohën, madje as për fëmijët apo punën nuk flisnim.”/dardania.com


Flash Lajme