Drini Zeqo është ndër ato figura të ekranit, që pavarësisht se e shohim çdo ditë për jetën e tij personale dihen shumë pak detaje.

Ai ka qëndruar gjithmonë shumë i tërhequr dhe rrallë bie në ‘gojë’ të mediave.

Për sa i përket jetës së tij personale, Drini verën e kaluar u kap mat në plazh me një vajzë dhe thuhej se ishte e dashura e tij.

Lidhur me foton Drini preferoi të mos flasë, megjithatë së fundmi ai është fotografuar sërish me të njëjtën vajzë.

“Panorama Plus” ka publikuar një foto të tyre teksa ndodhen në Jug të Shqipërisë.

Pra Drini ka një lidhje më shumë se 1-vjeçare dhe e dashura e tij është shumë simpatike.


Flash Lajme