Në rast se nuk e dini, North West, vazja e Kim Kardashian dhe Kanye West, nuk është një 6-vjeçare e zakonshme. Ajo vishet me rroba të firmave të njohura, ka ecur në pasarela mode, mban vëthë të mëdhenj dhe dikur kishte edhe të dashur.

Gjithçka normale deri këtu! Për Kim Kardashian po, për për bashkëshortin e saj, nuk mund të themi të njëjtën gjë.

Kayne mërzitet kur sheh vajzën e tij vetëm 6 vjeç të sillet si e rritur, sidomos kur vendos buzëkuq me ngjyra të tilla si vjollcë e errët apo të kuqe të ndritshme. Kayne nuk është aspak i lumtur për këtë gjë.

Në fillim të kësaj jave, Kim u shpreh për revistën E! se ne nuk do ta shohim North me grim të guximshëm.

Ajo e adhuron makijazhin, por babai i saj ia ka ndaluar. Ai nuk do ta lejojë më të vendos buzëkuq. Kylie do t’i jepte asaj një komplet buzëkuqësh, kështu mendoj se do të kem pak telashe me Kayne për këtë gjë”, ka thënë ajo./E.B-dritare.net


Flash Lajme