Sot Duka i Sussex feston 35-vjetorin e lindjes. Gruaja e tij, Meghan Markle e ka uruar Harry-n, me një postim të ëmbël në Instagram. Ndërsa poston një kolazh fotosh, Meghan zbulon edhe një foto që nuk e kemi parë më parë nga pagëzimi i princit Archie.

Përbri fotos, Meghan poston një mesazh të ëmbël për burrin e saj të mirë dhe babanë e mrekullueshëm.

“I urojmë një datëlindje të lumtur lartësisë së tij mbretërore, princi Harry, Duka i Sussex.

Një mesazh për datëlindjen nga Dukesha e Sussex:

“Shërbimi yt për kauzat për të cilat je aq i kujdesshëm, më frymëzon çdo ditë. Ti je burri më i mirë dhe babai më i mrekullueshëm për djalin tonë. Ne të duam, ditëlindje të lumtur! ”,- thuhet në urimin e Meghanit për Harry-n.dardania.com


Flash Lajme