Edhe Fernando, djali i Çiljetës ka shkuar ditën e sotme për herë të parë në shkollë. Këngëtarja e përjetuar këtë moment, thuajse si çdo nënë. Mes emocioneve ajo ndjehet më e lumtura që është nëna e Fernandos.

Por mes rreshtave ajo flet edhe për babain e Fernandos.



“Biri im dhe shoku im. Nëse Zoti do më lejonte të zgjidhja një djalë, nuk ka dyshim që ai do ishte ti. Duket si dje kur të lexoja dhe të shikoja të luaje. Sot shoh një pjesë të vetes tek ti në mënyrën si sillesh dhe gjërat që bën. Edhe pse pjesën më të madhe e ke marrë nga babi jot, pamjen e jashtme dhe karakterin e fortë si burrë i madh. Jam mirënjohëse që isha në planin e Zotit për të ndihmuar djalin tim të bëhet një zotëri i vogël. Vit të mbarë shkollor dashuria mamit”, shkruan Çiljeta.


Flash Lajme