Fundjavën e kaluar moderatorja dhe aktorja e njohur Jonida Vokshi, kurorëzoi dashurinë e saj me Besnik Krapin. E gjithë ceremonia ishte e bazuar te detajet e thjeshta.

Që nga nusja, look-u, flokët, tualeti, ambienti dhe dekori, ku do që hidhje sytë nuk shikoje asnjë gjë të rëndë apo të ekzagjeruar.

Çdo gjë ishte e kuruar në detaje, ku nuk kaluar pa u vënë re edhe disa nga tabelat të cilat kishin disa mbishkrime me humor. Dy prej tyre më të spikaturat ishin këto :

“Nesër hani petulla vet, se ne jemi nxon”.

Ka të drejtë Jonida dhe Besniku. Dita e parë si të martuar, duhet shijuar.

Batuta e dytë, që me siguri kush e ka parë ka qeshur me të madhe ishte:

“Dhëndëri i fortë shihet në mëngjes. Dhëndëri i fortë, oborri i fshirë”.

Me siguri çifti jeton në një apartament, ndaj Besniku nuk i frikësohet aspak kësaj shprehjeje./L.F-dritare.net


Flash Lajme