Të shtunën që lamë pas, aktorja dhe moderatorja Jonida Vokshi kurorëzoi dashurinë në martesë me aktorin Besnik Krapi.

Sot ajo ka publikuar fotot më të veçanta nga dasma, dhe krahas tyre shkruan se ka qenë dita më emocionuese e jetës së saj.

Mes falënderimeve të shumta për eventin dhe kurimin e imazhit të saj, Jonida nuk ka harruar të përmendë dhe Elvana Gjatën, atë që e quan gjysma e saj.

Ndërsa falënderimi i saj i fundit ka qenë për Zotin, që e ka bekuar me një bashkëshort si Besnik Krapi/E.B-dritare.net

Foto 1 nga 8


Flash Lajme