Prej muajsh është komentuar për lidhjen e moderatores Bora Zemani me aktorin Donald Veshajn. Fotot e postuar në rrjetin social Instagram kanë ngritur dyshimet që një lidhje e re të ketë lindur mes tyre.

E herë pas herë ata janë kapur mat nga paparacët, teksa shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit. “Nuk ka asgjë të re në jetën time.Kur të ketë dicka, do  merrni vesh, por për momentin jam vetëm”-shprehej vetëm pak kohë më parë Bora.



auto_-640-0-5d822dc728c641568813194auto_-640-0-5d822dc8b059f1568813193
<
>

Por fjalët e saj bien në kundërshtim me veprat,së fundmi Bora dhe Donald janë fotografuar së bashku në ambjetet e një lokali duke shijuar kohën e tyre të lirë. Por ashtu si duket nga këto foto, çifti, thuajse si çdo çift ka patur një moment konflikti. Moderatorja shfaqet e revoltuar në bisedimin me partnerin e saj.  E pas kësaj situate, të dy duken disi më të distancuar, teksa merren me telefonat e tyre. Edhe pse një çift i ri, duket se momentet e tensionit nuk mungojnë as për ta.


Flash Lajme