Këngëtarja e njohur shqiptare, Evi Reçi ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emisionin “Rreze Dielli”, ku ka treguar shumë detaje nga jeta e saj profesionale dhe risitë që pritet të vijnë.

Përveç këngës, Evi dikur punonte gazetare në Itali, por prej një viti ajo erdhi në Shqipëri, ku moderon dhe është autore e programit të pasdites në “Vizion Plus”, rol të cilin moderatorja ka treguar se e bën me shumë përkushtim.



Përveç moderimit, gazetarisë dhe këngës, Evi ka pranuar se do t’i futet një tjetër fushe, aktrimit. Ajo ka rrëfyer me pak fjalë se bëhet fjalë për një prodhim italian, por pa e specifikuar rolin që do të marrë përsipër. Evi u shpreh për moderatorët Albano Musto dhe Suada Daci: “Më është propozuar si film nga një producent në Firence. Është produksion italian. Nuk është i pari, do të vijojë edhe një i dytë. Personazhi që do të interpretoj mund të jetë edhe shqiptar, ende nuk është vendosur”.


Flash Lajme