Jo se nuk e dinim, por koncerti i fundit i Aurela Gaçes tek Amfiteatri i Tiranës, i vuri vulën. Kolegë, fanse, adhurues të muzikës por edhe Aurelës si njeri të gjithë brohoritën njëzëri: jemi me fat që jetojmë në kohën e saj.

Amfiteatri ishte i tejmbushur. Dhe me të drejtë, kush nuk ka dëshirë të prekë nga afër magjinë që në skenë di ta krijojë vetëm ajo.

Muzikë, kërcime, ritëm , atmosferë, ky 10-vjeçar në muzikë padyshim do të identifikohet si koha e Aurela Gaçes.

Shumë prej fansave të saj janë edhe kolegët, të cilët nuk kanë hezituar të shprehin këtë edhe në rrjetet sociale.

“Se kendon , kercen prezanton vete njeriu 3 ore pa pushim nuk kam fjale. Nje artiste qe zor se i vjen dy here ne kete 10 vjecare Shqiperise! Nje artiste e cila “te kap nga jaka e xhakets “ dhe te mban mberthyer ne karrige pa e kuptuar se si kalojne oret tek e degjon te interpretoje muziken e lehte por padyshim dhe ate popullore qytetare, nga jugu ne veri. E artikuluar, melodioze me nje karakter teper te vecante”, shkruan Rozana Radi për Aurelën.

“Mbreme pata mundesine te shijoja nga afer fare koncertin tend. Dua te them thjesht qe je nje ARTISTE E MADHE dhe kte e kam ndjere ne cdo moment mbreme”, shkruan Anxhela Peristeri.

View this post on Instagram

A post shared by (@aurelagaceofficial) on

Aurela i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e madhe, ndonëse këtë duhet ta bëjmë ne për muzikën e çmuar që na ka dhuruar. /L.F-dritare


Flash Lajme