Premiera e filmit ‘Maleficent 2’ do të dalë në kinema me 18 tetor të këtij viti.

Ndërsa pak orë më parë u publikua dhe kolona zanore e këtij filmi. Kjo kolonë zanore e filmit të famshëm  i është besuar këngëtares me origjinë shqiptare Bebe Rexhës.

Ka qënë vetë këngëtarja që me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një video ku ka treguar për projektin e saj më të ri. “You Can’t Stop The Girl” titullohet kënga e zhanrit baladë, tematika e së cilës i përshtatet më së miri filmit ku në rol kryesor është Angelina Jolie. Kjo kolonë zanore shënon një tjetër sukses për këngëtaren, e cila tashmë është në kulmin e karrierës së saj.

Flash Lajme