Virginia Roberts Giuffre ka përshkruar në detaje sesi ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me princin Andrew në 2001-shin kur ishte 17 vjeçe. Sipas saj, ndërsa ishin në një klub nate në Londër, princi Andrew i ka dhënë vodka dhe është dehur.

Në intervistën e saj të parë televizive, Giuffre, ka folur për NBC, bashkë me pesë akuzueset e tjera ndaj Jeffrey Epstein, përfshirë tre që nuk kanë folur kurrë më parë publikisht. Gratë shprehen se ndihen të çliruara nga vetëvrasja e Epstein, shkruan dritare.net

Princi Andrew ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat e Giuffre, duke i quajtur ato false dhe të pabaza. Sipas tij, çdo deklarate për marrëdhënie seksuale me të mitur është kategorisht e pavërtetë.

Ndërkohë, Giuffre pohon se thotë të vërtetën.

‘Ai ishte një dhunues, ai ishte pjesëmarrës. Herën e parë në Londër, isha aq e re. Ghislaine më zgjoi në mëngjes dhe tha: “Do të takosh sot një princ?” Unë nuk e dija se do të trafikohesha te një princ. Ne shkuam te klubi Tramp. Princi Andrew më solli alkool, ishte në seksionin VIP, jam shumë e sigurt se ishte vodka. Ai më tha të kërcejmë dhe unë pranova. Ne largohemi nga klubi dhe shkojmë në një shtëpizë.“,- tha ajo.

Ajo thotë më tej se, pasi shkuan në shtëpi, nisën të putheshin në banjë dhe më pas bënë seks në dhomën e gjumit, por kur u zgjua atëherë nuk mbante mend gjë.dardania.com


Flash Lajme