Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re. Bëhet fjalë për projektin muzikor me titull “You Can’t Stop The Girl” e cila është dhe kolona zanore e filmit “Maleficent 2 “, që do të lançohet në kinema më 18 tetor.



Bebe ishte e përzgjedhura e shtëpisë diskografike “Disney”, për të kënduar himnin e këtij filmi, pjesa e parë e të cilit shënoi një sukses të jashtëzakonshëm. “You Can’t Stop The Girl” është e zhanrit baladë dhe tematika e saj i përshtatet asaj të filmit.

“Maleficent 2” do të jepet premierë me 18 tetor, ndërsa edhe këtë herë roli kryesor i është besuar yllit të Hollivudit, Angelina Jolie.


Flash Lajme