Aktorja amerikane, Lindsay Lohan vetëm një muaj pasi u përfol për një lidhje me një sheik arab, i ka dhënë fund lidhjes duke e treguar drejpërsëdrejti në emision. I etikuar si njeriu misterioz, mashkulli që i rrëmbeu zëmrën me dhurata luksoze dhe udhëtime me avionë privatë, duket të ketë qënë princi i kurorës në Arabninë Saudite, Muahamed bin Salman.

Gjatë një intervistë në një emision mëngjesi në radion australiane ‘Kyle and Hackie O’, Lindsay Lohan pranoi se është ndarë nga i dashuri i saj me të cilin kishte shumë pak kohë bashkë. Aktorja 33-vjeçare përmendi ndarjen me të dashurin e saj por nuk përmendi as një emër.

“Unë po dilja me dike dhe në u ndamë sot,”- tha Lohan kur u pyet për statusin e marrëdhënies së saj gjatë bisedës. “Ju nuk do ta dini as kush ishte. Kam pasur shumë pak ditë me të”.

Lidhja e Lohan me sheikun arab u raportua nga media Page Six e cila përmendi dhe fluturimet e saj më avionë privatë dhe malet me dhurata nga princi i kurorës.


Flash Lajme