Disa muaj më parë, reperja Baby G u bë kryefjala e mediave për lidhjen e saj të dashurisë me Lim Hotin. Çifti kishte nisur të bashkëjetonte në Tiranë dhe madje sollën edhe një bashkëpunim të titulluar “Pretty Gangster”.

Mirëpo, disa javë më parë ata i dhanë fund lidhjes dhe madje bashkëpunimi i tyre u fshi nga “Youtube”.



Arsyet e ndarjes nuk u bënë të ditura, por të dy nuk u panë më në shoqërinë e njëri-tjetrit. Pas ndarjes nga Lim Hoti, Baby G i ka habitur të gjithë me një video ku shfaqet duke u puthur në buzë me një femër. Videon e ka publikuar vetë reperja në ‘Instastory’, ku edhe e ka etiketuar vajzën. “Të dua”- shkruan Baby G krahas videos, duke na bërë të gjithëve të dyshojmë për marrëdhënien e vajzave.


Flash Lajme