Këngëtarja Jonida Maliqi ka rënë gjithmonë në sy për pamjen e saj. Jo vetëm stili në veshje, por edhe tatuazhet në trup e kanë bërë më të veçantë këngëtaren, e cila ndjek gjithmonë trendet më të fundit të modës.

Së fundmi, ajo i ka shtuar një tjetër tatuazh trupit të saj, të cilin na e ka treguar në ‘Instastory’. Jonida ka shkruar në pjesën e krahut vitet e lindjes së familjarëve të saj, në formën e trungut familjar. Padyshim, ky është një ndër tatuazhet më të veçantë, ku këngëtarja tregon dashurinë e madhe që ka për familjen. Teksa bënte tatuazhin, Jonidën e shoqëroi edhe partneri i saj, Romeo Veshaj.



Ai publikoi një foto ku tregoi se ndodhej në të njëjtën studio, ndërsa po bënte edhe vetë një tatuazh. Dyshja është përfolur prej kohësh për lidhjen e tyre të dashurisë, të cilën duket se po e shijojnë në maksimum. Madje, gjatë një interviste Romeo u shpreh se kishte rënë për herë të parë në dashuri me vajzën në të cilën ishte aktualisht në një lidhje, domethënë me Jonidën.


Flash Lajme