Një muaj më parë, aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, mori vëmendjen e të gjithëve me një video në ‘Instagram’, ku shprehej se dëshironte të jetonte i lirë. Albano tregoi se ishte lodhur nga teknologjia dhe s’dëshironte të ishte skllav i saj, i parave dhe famës.

Ndaj, ai po mendonte të largohej nga çdo rrjet social dhe mbase shumë shpejt do të largohej nga ekrani. “Kam vendosur të dal e ta jetoj jetën, sepse mendoj se jemi bërë skllevër të vërtetë të teknologjisë. Do të mendohem shumë të marr vendimin e duhur dhe me siguri, kam bindjen që përfundimisht do të më duhet të lë edhe ekranin sepse më lodh shumë”.- u shpreh ai.



Mirëpo, ky sezon i ri televiziv që ka ardhur me ndryshime e surpriza të mëdha, do të rikthejë në ekran edhe Albanon. Aktori do të jetë pjesë e “Klanifornia”, që do të mbledhë personazhet më në zë të showbiz-it. Prezencën e tij e ka konfirmuar Turjan Hysko, të cilin e kanë pyetur për Albanon në komentet e një postimi në ‘Instagram’. “Albano është?”- e pyet ndjekësi të cilit Turi i është përgjigjur me “Po.” “Klanifornia” do të na shoqërojë çdo të shtunë në ekran në orën 21:00, mirëpo ende nuk është bërë e ditur data e nisjes së transmetimit.


Flash Lajme