Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter janë ndarë. “People” raporton se çifti i vajzave, pasi e bën publike lidhjen e tyre në 11 gusht, pra më shumë se 1 muaj më parë, kur u panë duke kaluar pushimet bashkë dhe duke u puthtur, tani i kanë dhënë fund lidhjes.

Miley dhe Kaitlyn janë ndarë”- një burim thotë për revistën e njohur- “Janë ende mikesha. Kanë qenë gjithmonë shoqe dhe gjithmonë aty për njëra-tjetrën, kur i kanë dhënë fund lidhjeve të tyre paraardhëse, megjithatë nuk janë më në një lidhje romantike.

Miley dhe Kaitlyn u panë për herë të fundit së bashku gjatë një fundjave në Los Angeles.

Lidhja e tyre mund të quhet pa frikë një “romancë e çmëndur”, duke marrë parasysh si nisi dhe si përfundoi. Kujtojmë që ato e bënë publike lidhjen, në të njejtën ditë që këngëtarja njoftoi ndarjen nga Liam Hemsworth dhe Kaitlyn qëndronte gjatë gjithë kohës pranë saj, edhe në prapaskenën e VMA’s kur Miley performoi këngën “Slide Away


Flash Lajme